Albanian | English
 
 
 
Faqja Kryesore
 
 
 
Procedura e Punësimit
 
Kursi i Këmbimit
Mon. Blihet Shitet
USD 105.80 111.80
EUR 122.90 128.90
AUD 77.60 83.60
GBP 140.20 146.20
 
Procedura e Punesimit

Filozofia

Banka NBG Albania Sh.A.ka per qellim ne vetvehte te rekrutoje element te kualifikuar dhe te mirembaje nje kontigjent burimesh njerezore ne perputhje me kerkesat dhe planifikimet e saj.  Gjithashtu eshte ne politiken e Bankes te ofroje mundesite e transferimit dhe promovimit te punonjesve me performance te larte me qellim plotesimin e pozicioneve te lira te punes, duke u mundesuar keshtu te pasurojne eksperiencat e tyre dhe te zhvillojne karrieren e tyre brenda Bankes NBG Albania Sh.A. Te gjithe aplikanteve u jepen mundesi te barabarta punesimi pavaresisht nga mosha e tyre, gjinia, statusi civil, aftesive te kufizuara, prejardhjes, shtetesise ose besimit fetar ( duke theksuar qe sa me siper nuk do te perbejne pengese per te perzgjedhurit ne kryerjen normale te detyrave  ose te ndikojne ne shendetin dhe sigurine e punonjesve) . Aplikuesit per pune trajtohen drejtesisht dhe ne kushte te barabarta. Punesimi u ofrohet  aplikanteve me te kualifikuar, duke u referuar njekohesisht meritave dhe aftesive te tyre  per te permbushur kerkesat e pozicionit, pavaresisht faktit nese jane referuar apo kane aplikuar. Divizioni i Burimeve Njerezore ofron konsulencen dhe suportin e tij te gjitha divizioneve/departamenteve lidhur me procesin e rekrutimit dhe eshte pergjegjes per realizimin e procesit deri ne finalizimin e tij /punesimit. Banka NBG Albania Sh.A. nuk do te procedoje me  oferta punesimi te tjera pervecse ato te pergatitura / publikuara nga Divizioni i Burimeve Njerezore

Qellimi

Banka NBG Albania Sh.A ka per qellim te pervetesoje efektivisht numrin e nevojshem te punonjesve per nevojat operacionale dhe te zhvillimit te Bankes. Te gjithe kandidateve te perzgjedhur nga nje kontigjent elementesh te kualifikuar, me qellim pershtatjen e tyre lidhur me pozicionin, eshte tejet e rendesishme tu ofrohen mundesi te barabarta dhe siguri.

Udhezimet qe vijojne kane per qellim te sigurojne nje proces rekrutimi transparent, te drejte dhe te larmishem persa i perket vecorive te aplikanteve.

Struktura perkatese duhet te paraqese prane Burimet Njerezore kerkesen per rekrutim sebashku me pershkrimin e punes, duke argumentuar domosdoshmerine e ketij  rekrutimi ( si p.sh. pozicion i ri , zevendesim per shkak te doreheqjes se nje punonjesi, daljes ne pension, shkarkimit, apo zevendesimit te perkohshem ).

Burimet Njerezore ne bashkepunim me Drejtuesit e Strukturave perkatese, analizojne potencialin e brendshem me qellim percaktimin e natyres se rekrutimit nese do te jete  brendshem apo i jashtem . Me pas ajo paraqet kerkesen se bashku me argumentat (gjendja aktuale e stafit dhe nevojat perkatese) prane Drejtorit Ekzekutiv per aprovimin e tij.

Ne rastin e rekrutimit te jashtem, Burimet Njerezore jane pergjegjes per pergatitjen dhe publikimin e vendit te lire te punes.

Publikimi i pozicionit

Publikimi i pozicionit ndihmon ne komunikimin e qarte dhe transparent te kritereve te perzgjedhjes dhe kerkesave te pozicionit per te cilin aplikohet.

Metodat e publikimit te pozicionit perfshijne: publikimin ne shtyp, ne website- in e Bankes NBG Albania, si dhe ne website- t lokale te punesimeve .

Procesi i selektimit

Per procesin e rekrutimit kriteret e perzgjedhjes jane paraqirur ne dy grupimet qe vijojne si me poshte :

Kriteret per listen e te perzgjedhurve “shortlist”

Kriteret per perzgjedhjen e shortlist bazohen ne kerkesat e specifikuar. Kriteret per perzgjedhjen e kandidateve per interviste percaktohen duke marre ne konsiderate kerkesat e meposhtme te pozicionit te punes:

  • kualifikimet akademike, profesionale dhe teknike;
  • eksperiencat e ngjashme te punes
  • ne rastet pozicioneve hierarkike , eksperienca dhe aftesite drejtuese

Ne rastin e rekrutimit te brendshem, nje tregues i rendesishem eshte niveli i performances se kandidateve.

Ne asnje menyre nuk do te kete diskriminime lidhur me moshen, gjinise, statusit martesor, shtatzenise, statusit familjar, aftesive te kufizuara, races, shtetesise ose besimit ne asnje rrethane. Te gjithe kandidatet do te vleresohen ne menyre te drejte dhe te barabarte pavaresisht nga burimet qe ata vijne.

Kriteret perfundimtare te perzgjedhjes

Kriteret perfundimtare te perzgjedhjes do te perqendrohen ne cilesite personale, atributet dhe kompetencat, performancen e meparshme, aspiratat, potencialet, komunikimin, dhe aftesite nderpersonale , integritetin personal dhe profesional.

Intervistimi

Kandidatet intervistohen nga Burimet Njerezore se bashku me Drejtuesin e struktures perkatese. Burimet Njerezore duhet te verifikojne nese kandidatet plotesojne kualifikimet dhe kerkesat e publikuara , nderkohe  Drejtuesi i struktures perkatese,  vlereson nese kandidatet i plotesojne te gjitha kerkesat operacionale te pozicionit. Ne rastet e pozicioneve manaxheriale , linja  kompetente ( Divizioni i Burimeve Njerezore te Grupit,  Divizioni Aktiviteteve Nderkombetare te Grupit, ose cdo Divizion tjeter respektiv) mund te marrin pjese ne fazen finale te procesit te intervistimit, nese konsiderohet e pershtatshme.

Ne vijim , Burimet Njerezore duhet te pergatisin nje liste te shkurter me renditjen e kandidateve ne baze te vleresimit te tyre ( duke perfshire specifikimet e punes, etj) gjate intervistes dhe ta dergojne ate tek Drejtori Ekzekutiv per vendimin e tij perfundimtar.

Testimi(opsional)

Kjo është një fazë opsionale, e cila mund të kërkohet nga njësia perkatese e biznesit; në kete rast Drejtori i Njësisë së biznesit harton një test në lidhje me natyrën e pozicionit të punës; Burimet Njerëzore organizojne dhe administrojne procesin; vlerësimi behet nga struktura perkatese  e biznesit.

Referencat

Pergjate finalizimit te procesit te perzgjedhjes mund te kerkohen edhe rekomandime.

Te gjitha ofertat duhet te finalizohen me marrjen e referencave te kenaqshme. Nese per kandidatin gjendet ndonje e dhene e cila konsiderohet informacion i rreme ose qe ka keqinterpretuar ndonje informacion , ose nuk ka plotesuar faktet materiale te aplikimit , do te konsiderohet e mjaftueshme per Banken NBG Albania per ta terhequr oferten e punes.

Oferta dhe Miratimi

Paketa e ofertes kompesuese per stafin e larte menaxhues do te vendoset dhe negociohet ne ne nivel individual .Emerimet e stafit te larte te menaxhimit jane subjekt i miratimit te Drejtorit Ekzekutiv.
Të gjithe punësuarit e rinj do te nenshkruajne një kontrate punësimi. Punonjësi i nënshtrohet një periudhe prove 3 mujore. Ne vijim merret vendimi nese midis Punonjesit dhe Bankes do te lidhet një kontratë e re pune e cila mund te jete për një periudhë të pacaktuar kohe, ose do te nderpritet marredhenia dypaleshe e punesimit.

 
 
 
 
INTERESOHEM PER
  Kredi Konsumatore
  Kartë Debiti
  Depozitë
  Kredi për Shtëpi
  Karte Krediti
  MJETE
Llogarisni Këstin e Kredisë
Llogarisni Interesat
Lista e Çmimeve
Normat e Interesave
 
 
 
 
   
Pushimet Zyrtare   |  Karriera   |  Njoftime   |  Politika e Privatesise
 
Rr. Dritan Hoxha, Nd.8, H.1, K.P 1026, Tirane, Albania / Tel. +355 (4) 2280 000 / Fax. +355 (4) 2233 613 / E-mail: info@nbgal.groupnbg.com design by impuls
 
 
ABOUT SSL CERTIFICATES