Albanian | English
 
 
 
Faqja Kryesore
 
 
 
Njoftime
 
Kursi i Këmbimit
Mon. Blihet Shitet
USD 105.20 109.20
EUR 124.20 128.20
AUD 74.80 80.80
GBP 138.00 144.00
 
NJOFTIME

NJOFTIM NR.1

NDRYSHIM NE KUSHTET E PUNES

Te nderuar kliente te Banka NBG Albania Sh.A

Banka NBG Albania Sh.A dhe aksioneri i saj BANKA AMERIKANE E INVESTIMEVE (ABI Bank), kane kenaqesine t’ju njoftojne se ne kuader te bashkimit me perthithje te Banka NBG Albania Sh.A  nga BANKA AMERIKANE E INVESTIMEVE (ABI Bank), duke filluar nga data 1 Tetor 2018 do te unifikohen edhe karakteristikat e produkteve dhe sherbimeve. 

Ne kete kuader ju njoftojme se Baza Vjetore e përllogaritjes së interesit dhe penalitetit të aplikuar mbi shumat e investuara në depozitë ose të aplikuar mbi llogaritë bankare do të jetë “numer i diteve/ 365”.

Per çdo pyetje dhe sqarim drejtohuni ne deget tona, te cilat qe nga data 1 Tetor 2018 do te kene te gjitha logon ABI Bank.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

 NJOFTIM NR. 2

BANKA NBG ALBANIA, në vazhdimësi të përpjekjeve të saj për të siguruar transparencë të plotë kundrejt klientëve të saj, si dhe me dëshirën për një bashkëpunim sa më korrekt, gjen rastin t’ju informojë:

 Ligji i Tatimit mbi të Ardhurat, neni 9, pika 2, ndryshohet si më poshtë:

 “Dividendët, të ardhurat që rrjedhin si fitim i ortakut, qoftë ky ortak i vetëm, interesat nga huat, depozitat ose kontrata të ngjashme, të ardhurat nga e drejta e autorit ose pronësia intelektuale, të ardhurat nga lojërat e fatit, si dhe të gjitha shpërblimet apo të ardhurat e tjera, që nuk parashikohen ndryshe në dispozita të tjera të këtij ligji, tatohen me 15 përqind.”

 Në zbatim të këtij ndryshimi, tatimi mbi të ardhurat nga interesat duke filluar nga data 01.01.2015, ndryshon nga 10% në 15%.

 Në bazë të ligjit dhe kontratave tona të lidhura me klientët, tatimi mbi interesat paguhet në momentin e pagesës së këtyre interesave, pra në datën e kreditimit të interesit në llogari. Për të gjitha depozitat për të cilat interesi kreditohet duke filluar nga data 01.01.2015, masa e tatimit mbi interesat që do të aplikohet do të jetë 15%, pamvarësisht periudhës së cilës i përket interesi.

 Jeni të lutur të drejtoheni pranë Njësive/Agjencive më të afërta të Bankës sonë për të marrë informacionin përkatës në lidhje me këtë me këtë ndryshim.

Faleminderit per mirekuptimin!

 
 
 
 
INTERESOHEM PER
  Kredi Konsumatore
  Kartë Debiti
  Depozitë
  Kredi për Shtëpi
  Karte Krediti
  MJETE
Llogarisni Këstin e Kredisë
Llogarisni Interesat
Lista e Çmimeve
Normat e Interesave
 
 
 
 
   
Pushimet Zyrtare   |  Karriera   |  Njoftime   |  Politika e Privatesise
 
Rr. Dritan Hoxha, Nd.8, H.1, K.P 1026, Tirane, Albania / Tel. +355 (4) 2280 000 / Fax. +355 (4) 2233 613 / E-mail: info@nbgal.groupnbg.com design by impuls
 
 
ABOUT SSL CERTIFICATES