Albanian | English
 
 
 
Faqja Kryesore
 
 
 
Kreditë
Kredi për Shtëpi
Kredi Konsumatore pa Garanci Hipotekare
Kredi Personale me Garanci Hipotekare
Kredi e Garantuar me Depozitë
Paradhënie Bankare - Overdraft
Kredi për Makina
Kredi për Studentë
Kredi per Blerje Prone per Dhenie me Qera
Kredi per Rinovim
Kredi per Biznesin e Vogel
Kredi Biznesi pa Garanci
Kredi Biznesi per Investime
Kredi per Blerje Paisjesh Biznesi
Paradhenie Bankare per Biznes
Kredi per Profesionistet e Lire
 
Kursi i Këmbimit
Mon. Blihet Shitet
USD 105.20 109.20
EUR 124.20 128.20
AUD 74.80 80.80
GBP 138.00 144.00
 
Paradhenie Bankare - Overdraft

 

 

Çfarë është Paradhënia Bankare?

Paradhënia bankare është kredi që banka financon në llogari rrjedhëse /page deri në një shumë të caktuar e quajtur limit paradhënie bankare (limit overdraft-i), kundrejt së cilës mbajtësi i llogarisë rrjedhëse/apo të pagës mund të bëjë tërheqje. Interesi përllogaritet vetëm për shumën e tërhequr nga limiti dhe ditët e përdorimit të saj. Ky produkt ofrohet për çdo punonjës të shoqërive, institucioneve, organizatave shtetërore apo publike, paga e të cilëve kreditohet automatikisht në llogaritë e tyre në Bankën NBG Albania Sh.A. Shuma maksimale e paradhënies bankare (overdraft-it) shkon deri në totalin e tre pagave mujore.

Karakteristikat e Produktit:

  • Qëllimi i Kredisë:  Paradhënie bankare/overdraft në llogarinë e pagës.
  • Monedha: LEK / EUR
  • Kohëzgjatja Maksimale: Afat i palimituar për klientët me pagë në bankën NBG Albania Sh.A.  

 deri në përfundimin e kësaj marrëdhënie.

  • Shuma e Kredisë në varësi të pozicionit të punës:

-    Drejtuesit e Lartë, deri në 3 (tre) paga mujore neto.

-    Drejtues të tjerë dhe specialistë, deri në 2 (dy) paga mujore neto.

-    Punonjësit, deri në 1 (një) pagë mujore neto.

             *në të gjitha rastet maksimumi i shumës nuk shkon më shumë se 6,000 EUR ose ekuivalenti

               në Lek.

  • Mosha: 21 – 65 vjeç.
  • Pa garanci.
  • Nuk aplikohet përllogaritja e raportit Detyrime / të Ardhura.
  • Nuk kërkohet garanci.

Komisionet:

  • Komision Aplikimi: Nuk aplikohet.
  • Komision lëvrimi kredie: 2% e shumës së kredisë, maksimumi: 3,000 Lek. Në rastin kur Banka NBG rifinancon paradhënie bankare të klienteve në banka të tjera, ky komision nuk aplikohet.
  • Komision shlyerje para afatit : 0%
  • Normat e Interesit: e ndryshueshme  

Monedha

Interesi

Përbërja

ALL

12.27%

BTH 12M + 10.65%

EUR

12.95%

EURIBOR 12M + 13.01%

Avantazhet:

  • Procedurë e thjeshtë.
  • Norma Interesi konkurruese.

Pikat e forta të shitjes:

  • Financim deri në 3 paga.
  • Procedurë e thjeshtë dhe pa kolateral.

Produktet Alternative:

  • Paradhënie bankare /overdraft i siguruar me depozitë.
  • Kartë Krediti.

 

Kliko ketu per te shkarkuar Formularin e Transparences pdf.

Flete_e_Standartizuar_e_Informacionit_Parakontraktor__Kredia_e_Siguruar_me_Depozite_Korik_2017.pdf

Flete_e_Standartizuar_e_Informacionit_Parakontraktor__Paradhenie_bankare_mbi_pagen__Korrik_2017.pdf

Per me shume informacion drejtohuni ne nje nga deget tona!

Banka NBG Albania , Tradicionalisht e besueshme!

 

 
 
 
 
INTERESOHEM PER
  Kredi Konsumatore
  Kartë Debiti
  Depozitë
  Kredi për Shtëpi
  Karte Krediti
  MJETE
Llogarisni Këstin e Kredisë
Llogarisni Interesat
Lista e Çmimeve
Normat e Interesave
 
 
 
 
   
Pushimet Zyrtare   |  Karriera   |  Njoftime   |  Politika e Privatesise
 
Rr. Dritan Hoxha, Nd.8, H.1, K.P 1026, Tirane, Albania / Tel. +355 (4) 2280 000 / Fax. +355 (4) 2233 613 / E-mail: info@nbgal.groupnbg.com design by impuls
 
 
ABOUT SSL CERTIFICATES