Albanian | English
 
 
 
Faqja Kryesore
 
 
 
Kreditë
Kredi për Shtëpi
Kredi Konsumatore pa Garanci Hipotekare
Kredi Personale me Garanci Hipotekare
Kredi e Garantuar me Depozitë
Paradhënie Bankare - Overdraft
Kredi për Makina
Kredi për Studentë
Kredi per Blerje Prone per Dhenie me Qera
Kredi per Rinovim
Kredi per Biznesin e Vogel
Kredi Biznesi pa Garanci
Kredi Biznesi per Investime
Kredi per Blerje Paisjesh Biznesi
Paradhenie Bankare per Biznes
Kredi per Profesionistet e Lire
 
Kursi i Këmbimit
Mon. Blihet Shitet
USD 105.80 111.80
EUR 122.90 128.90
AUD 77.60 83.60
GBP 140.20 146.20
 
Kredi për Makina

Çfarë është Kredia për Makinë?

Kredia për Makinë është një kredi e dhënë individëve për blerjen e makinës së tyre. Banka financon vetëm makina të reja të tregtuara  nga  shoqëri me objekt aktiviteti shitjen e automjeteve që operojnë në vend. Këto kredi ju jepen vetëm individëve. Nëse kompanitë janë të interesuara, kredia do të trajtohet si kredi tregtare. 

Marrëveshjet për shitblerje makine midis individëve nuk financohen nga banka!

Karakteristikat e Produktit:

  • Qëllimi i Kredisë: Vetëm blerje e makinave të reja (tregtuar vetëm nga shoqëri shqiptare). 
  • Monedha:  LEK / EUR / USD
  • Kohëzgjatja Max:
     - Deri në 60 muaj për kreditë auto në monedhë vendase, në Lek.
     - Deri në 48 muaj për kreditë auto në monedhë të huaj, Euro apo USD.
  • Shuma e kredisë në varësi të llojit të kolateralit të ofruar:

-  Nëse ofrohet si garanci makina e re (objeki i kredisë): maksimumi i shumës së kredisë që mund të financohet

   është 30,000 EUR ose ekuivalenti i saj në ALL dhe USD.

-  Nëse ofrohet si garanci prone (rezidenciale apo njesi) : maksimumi i shumës së kredisë që mund të financohet

   është 60,000 EUR ose ekuivalenti i saj në ALL dhe USD (raporti i shumes se kredise me vleren e likuidimit te  

pronës së ofruar si garanci të jetë jo më shumë se 60%).

  • Kriteri i moshës:  23 – 65 vjeç
  • Financim:
    - deri në   70% të vlerës së makinës;
    - deri në 100% të vlerës së makinës nëse si garanci ofrohet pronë;
    - deri në 100% kur ofrohet depozitë si garanci; 
  • Garancitë / kolaterali:
    - makina në favor të Bankës;
    - pronë e paluajtshme, vlera e menjëhershme e likuidimit të së cilës mbulon të paktën 145% të vlerës së kredisë.
    - depozitë, shuma e të cilës mbulon 112-145% të shumës së kredise (në varësi të monedhës).

Komisionet:

  • Komision Aplikimi: 8 Euro
  • Komision Lëvrimi Kredie  :  2%
  • Komision shlyerje para afatit : 0%
  • Normat e Interesit: të ndryshueshëm.

Monedha

Interesi

Përbërja

LEK

9.10%

BTH 12M + 7.48%

EUR

6.95%

EURIBOR 12M + 7.01%

USD

8.02%

LIBOR 12M + 6.47%

Avantazhet:

  • Norma interesi konkurruese.
  • Shuma maksimale e financimit të kredisë deri në  60,000 EUR ose ekuivalenti i saj në ALL apo USD.

Pikat unike të shitjes:

  • Financim nga 70 deri në 100% në varësi të garancisë së ofruar.

Produkte Alternative:

  • Kredi me garanci depozite
  • Kredi konsumatore

Kliko ketu per te shkarkuar Formularin e Transparences pdf.

Flete_e_Standartizuar_e_Informacionit_Parakontraktor_Kredia_per_Makina_Korrik_2017.pdf

Per me shume informacion drejtohuni ne nje nga deget tona!

Banka NBG Albania , Tradicionalisht e besueshme!

 
 
 
 
INTERESOHEM PER
  Kredi Konsumatore
  Kartë Debiti
  Depozitë
  Kredi për Shtëpi
  Karte Krediti
  MJETE
Llogarisni Këstin e Kredisë
Llogarisni Interesat
Lista e Çmimeve
Normat e Interesave
 
 
 
 
   
Pushimet Zyrtare   |  Karriera   |  Njoftime   |  Politika e Privatesise
 
Rr. Dritan Hoxha, Nd.8, H.1, K.P 1026, Tirane, Albania / Tel. +355 (4) 2280 000 / Fax. +355 (4) 2233 613 / E-mail: info@nbgal.groupnbg.com design by impuls
 
 
ABOUT SSL CERTIFICATES